Grupi
Një emër. Një tribunë. Një identitet.
Kur themeluam grupin ultras kombëtar “ILLYRIAN ELITE” në vitin 2016, dëshira ishte të bashkonim forcat tona: të gjithë ata që ishin të interesuar në skenën ultras, dhe veçanërisht brezin e ri, nën një emër.
Një qëllim kryesor ishte, dhe mbetet ende, të arrihet një unitet më i madh midis të gjithë tifozëve ultras shqiptarë, veçanërisht atyre me mentalitet ultras. Interesat e asnjë individi nuk janë parësore; ajo që ka rëndësi është grupi dhe emri ILLYRIAN ELITE, sepse vetëm së bashku jemi të fortë.
Ideja ishte të themelohej një “supergrup kombëtar” në Shqipëri, me ambicie në kulturën ultras, duke synuar të grumbullojë ultrasit lokalë nga të gjitha trojet shqiptare nën një emër dhe në një tribunë.
Historia jonë relativisht e shkurtër është shënuar nga shumë ulje-ngritje. Këto, natyrisht, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin tonë dhe ne kemi fituar një përvojë të pasur. Me kalimin e viteve, kemi zhvilluar një profil mjaft unik, për të cilin jemi krenarë.
Nga ana tjetër, si shumica e grupeve ultras, përballemi me shumë probleme, të cilat shpesh janë edhe më ekstreme në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, sfidat më të mëdha i kemi pasur me federatën, pasi shpesh kemi hasur vështirësi për t’u pajisur me bileta stadiumi. Por mentaliteti ynë i fortë, siç e themi edhe në këngën tonë: “I q… gjitha sfidat që na dalin para”, nuk njeh fjalën DORËZIM.
Si grup ultras i ngjyrave kuq e zi, ne synojmë të krijojmë një atmosferë sa më të fortë në ndeshjet jashtë fushe dhe veçanërisht në ato brenda. Gjithashtu, shpresojmë të inkuadrojmë gjeneratat e reja me bindje ultras që të bashkohen me ne, për të ndërtuar një tribunë të fortë dhe me zë të lartë.
Shqipëria jonë ndoshta nuk është aq e pasur sa shumë vende perëndimore, por është shumë më e bukur dhe krenare. Prandaj, rinia jonë e shëndoshë meriton një kulturë patriotike mbi të gjitha, pa ndikime apo interesa politike, individuale apo financiare.
JETO SI NJË ULTRAS PËR TA NDERUAR SHQIPËRINË.

